E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice, serbet filluan te paret sherrin

Kane qene serbet ata qe kane sulmuar te paret nje grup shqiptaresh, te cilet me pas kane reaguar duke plagosur me thike 16 vjecarin serb Nikolla Bozovic.

Sic njofton korespondentja jone ne Kosove, nuk behet fjale per nje plagosje te rende, por reagimi i komunitetit serb ne Mitrovice ka qene i madh.

Ata kane qelluar me arme duke plagosur nje shqiptar, per fat te mire jo rende, si dhe i kane vene flaken disa dyqaneve ne lagjen e boshnjakeve dhe ne zonen e Tre Rrokaqiejve.

Gjithesesi, aktualisht situata ne Mitrovice eshte qetesuar pas nderhyrjes se ushtareve franceze dhe italiane te KFOR-it, te cilet blinduan uren mbi lumin Iber.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›