E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, serbët heqin 2 barrikda, mbetet një në Rudarë

MITROVICE-Serbët në Veri të Kosovës kanë hequr sot herët në mëngjes një tjetër bllokadë në rrugën që lidh Mitrovicën dhe Zvecanin.
Lajmi konfirmohet nga agjencia serbe B92, sipas se cilës, nata e mbremshme kaloi qetë, ndërsa në mëngjes, rruga u zhbllokua.
Rruga ishte bllokuar të mërkurën në mbrëmje, pasi serbët vendosen një traktor dhe një kamion në mes të saj, megjithëse qarkullimi rrugor mes dy komunave nuk ndaloi plotesisht. Serbet deklaruan se bllokada u be me iniciativen e tyre per te ngritur zerin kunder zhvillimeve te fundit. Por nderkohe vazhdon te jete e bllokuar rruga ne fshatin Rudare ne rrugen kryesore qe lidh Mitrovicen me Rashken.
Nga ana tjeter, punonjesit serb te sistemit gjyqesor pritet te mbajne nje proteste perpara gjykatave ne pjesen veriore te Mitrovices pas njoftimit se ato do te vendosen nen juridiksionin e institucioneve te Kosoves. Pritet gjithashtu edhe nje proteste nga punonjesit e shendetesise ne 4 komunat serbe ne veri te Kosoves.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›