E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, prezantohet projekt ndërtimi i 3 HEC-eve

GRAMSH- Planifikimi dhe ndërtimi i tre hidrocentraleve përgjatë Luginës së lumit Devoll në Rajonin e Shqipërisë Juglindore përbën një nga projektet më të mëdha në fushëne hidroenergjisë në vendin tonë gjatë dekadave të fundit.

Për realizimin e këtyre veprave mjaft të rëndësishme me kapacitet prodhimi në total nga 280 -383 Megavat parashikohet të punësohen me qindra specialistë e disa mijëra punëtorë të kualifikuar.

Aktualisht punimet janë në fazën Para-Ndërtimore dhe objektivi i kompanisë ''Devolli Hydropoëer " gjatë kësaj faze është që të optimizojë projektin në aspektet teknike , ekonomike, mjedisore dhe sociale.

Kompania "Devolli Hydropoëer" sipas marrëveshjes konçensionare ka fituar të drejtën të shfrytëzojë potencialin hidroenergjetik të lumit Devoll nga lartësia 95 metra deri në lartësinë 810 metra mbi nivelin e detit pergjatë luginës së tij që shtrihet midis Banjës dhe Maliqit.

Projekti është prezantuar në qytetin e Gramshit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pushtetit qendror dhe vendor.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›