Bulqizë, minatorët: Plotësoni kërkesat ose s'dërgojmë fëmijët në shkollë
BULQIZË- Minatorët e Bulqizës kanë vijuar protestat edhe mëngjesin e sotëm.
Pasi kanë ndërprerë punën prej 2 muajsh, minatorët edhe sot janë mbledhur rreth orës 07:00 të mengjesit në një tubim që po mbahet në qendër të qytetit.
Kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bulqizës Dilaver Përkoxha deklaroi se pavarësisht se për disa pika është rënë dakort me firmën ACR, kjo e fundit nuk pranon të paguajë për ditët që minatorët kanë qënë në grevë dhe protesta.
Përkoxha thekson se ACR nuk pranon të paguajë sigurimet shoqërore ndërkohë që nuk ka vendosur për largimin e administratorit të minierës së Bulqizës.
Minatorët e Bulqizë kanë kërcënuar se nëse deri të hënën, firma ACR nuk plotëson kërkesat e tyre atëherë ato nuk do i dërgojnë fëmijët në shkollë. Tre kërkesat e tyre jana: Të largohet administratori, të paguhen ditet e grevës dhe sigurimet shoqerore.
Një ditë më parë ACR ra dakort që të rriten pagat në masën 20%, të investojë në minierë, të paguajë pagën e 13-të. Por, nuk ka plotësuar një ndër kërkesat që sipas minatorëve cilësohet si ndër më kryesoret, që është largimi i drejtorit të minierës, pretendim që ACR nuk e ka pranuar, madje e ka hedhur poshtë duke e cilësuar të pabazë.
(e.m/BalkanWeb)