E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkupi nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën

Maqedonia është një nga vendet e rajonit që e ka njohur shtetin e Kosovës. “Në fund të fundit, sido që të jetë vendimi, për Maqedoninë nuk do të ketë pasoja. Nuk do të ndikojë në vendimin tonë për pavarësinë, të cilën ne e kemi njohur”, tha Ademi.

Ai mohoi zërat se Beogradi zyrtar po i bën presion Shkupit që pas vendimit të GJND-së të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës. Ndërkohë, në mbështetje të pavarësisë ka dalë edhe partia shqiptare ne opozitë, PDSH. “Të drejtën për pavarësi nuk mund ta vendosin të tjerët, por vetë populli”, deklaroi përfaqësuesi i kësaj partie, Imer Aliu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›