Bogdani Nuk duhet te ishit habitur

Sulmuesi shqiptar tregon se triumfi ndaj Milanit nuk ishte i papritur
Erjon Bogdani njeri prej protagonisteve te mrekullise se Manuzzi-t eshte kthyer ne nje hero te vertete per ekipin e Cesena-s madje sajti tuttomercatoeeb.com e cilesoi lojen e shtatlartit si alla Ibra.
Nuk ka vend per habi
Me nje gol dhe nje asist Bogu eshte kthyer ne nje hero te vertete per ekipin e sapongjitur ne Serie A Cesena. Bardhezinjte qe dy net me pare luajten ndeshjen e pare ne Serie A pas 19 vjetesh agjerim jo vetem qe shkaterruan Milanin por edhe kane marre mjaft kurajo pasi ne 180 minutat e ketij kampionati kane koleksionuar plot 4 pike. Njeri nga protagonistet e kesaj mrekullie eshte Erjon Bogdani i cili ka folur dje me superlativa per skuadren e tij. Nuk keni pse habiteni ndash shpjegoi shtatlarti per Corriere di Romagna ndash une kam ardhur tek Cesena per te luftuar kam ardhur qe ekipi te luaje me mire. Dua tju them se jam i kenaqur pasi jam nje sulmues dhe si i tille jam shume i lumtur pasi kam gjetur rrugen e golit.
Fati
Me tej shtatlarti shqiptar tregoi edhe momentin kur realizoi golin e pare te takimit Ne momentin kur pashe teksa sfera po vinte drejt meje mendova te hidhesha. Me duhet ta pranoj se isha me fat pasi kur godet topin me koke gjithmone duhet te jesh me fat qe te shenosh. Ne takimin e pare qe zhvilluam ndaj Romes ne kryeqytet isha me ne forme ndersa ne te dytin nuk isha ne maksimum pasi me dhembte pak shpina gjithashtu isha i lodhur pasi erdha nga dy ndeshje qe bera me kombetaren.
Berluskoni Na mohuan tre gola
Humbja ne Cesena nuk e ka shqetesuar se tepermi presidentin e Milanit Silvio Berluskoni. Ne festen e organizuar per te rinjte e partise se tij PDL ne shqip Populli i Lirise numri nje i kuqezinjve ka gjetur armikun e vertete te mbremjes se mallkuar. Sipas tij fajin per humbjen e djallit e kishte Russo kryesori i ndeshjes Milanit ndash tha Berluskoni ndash arbitri i mohoi tre gola. Me tej Berluskoni shtoi dozen e akuzave duke thene Milani mbreme ne darke na vrau shume edhe pse beri nje loje te mire them se shume shpesh na arbitrojne arbitra te se majtes.