Mitrovicë, shtohen masat e sigurisë në veri
Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i kanë shtuar masat e sigurisë në veri të Mitrovicës pas zhvillimeve të djeshme, të cilat kanë rezultuar me një person të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar.
Baki Kelani nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun, ka bërë të ditur të shtunën se Policia e Kosovës ka krijuar një grup pune, i cili do të asistojë njësitet hetimore për të mësuar shkaqet të cilat kanë çuar deri tek incidenti.
Sipas tij, Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i kanë shtuar masat e sigurisë në atë pjesë, në mënyrë që t'u ofrohet siguri më e plotë qytetarëve. Ai, po ashtu, ka bërë të ditur se tani më ka filluar edhe pyetja e personave, të cilët mund të ofrojnë informacione për hetimin e rastit.