E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klose: Nuk krahasohem me Gerd Muller


Golashënuesi i dyfishtë në shkatërrimin e Argjentinës, Miroslav Klose, ka deklaruar se atij nuk i bën përshtypje të madhe për rekordin e barazuar të Gerd Muller prej 14 golash nëpër Botërore dhe afrimit vetëm në një me rekordmenin aktual, brazilianin Ronaldo, por ai është i lumtur që ekipi kombëtar u kualifikua në gjysmëfinale.

"Unë jam i kënaqur që e kemi fituar ndeshjen. Gjithçka që dëshiruam të bëjmë shkoi sipas planit. Tani unë kam 14 gola nëpër Botërore, njësoj si Gerd Muller. Ai ka luajtur vetëm në dy Botërore dhe për këtë arsye krahasimi nuk është i drejtë".

"Sidoqoftë, unë jam i kënaqur që arritëm në gjysmëfinale, sepse ky ishte qëllimi jonë", tha Klose.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›