E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice situata ne veri e brishte

MITROVICE-Edhe pse jane shtuar masat e sigurise ne Mitrovice situata atje paraqitet e brishte u deklarua sot ne takimin e Komitetit Lokal per Siguri ne Mitrovice ku moren pjese drejtues te komunes dhe perfaqesues te strukturave te sigurise.
Shefqet Aliu zyrtar ne Drejtorine per Mbrojtje dhe Shpetim tha se gjate dy jave te fundit ka pasur disa i incidente ne veri. Ne kete rast ai permendi sulmin qe ka ndodhur ndaj nje furrtari shqiptar ne Zvecan ndaj familjes te te cilit eshte duke u ushtruar nje presion i madh me qellim qe te largohet prej atje edhe familja e fundit shqiptare.
Ndersa kryetari i komunes Avni Kastrati ka pershendetur rritjen e masave te sigurise ne veri nga KFOR-i Policia e Kosoves dhe EULEX-i. Ai theksoi se gjendja ne veri kerkon angazhim te madh dhe veprime konkrete meqe grupet kriminale dhe strukturat paralele per dhjete vjet me radhe jane duke i sfiduar ligjet dhe rendin. Komandanti i stacionit jugor te policise Avni Zabeli tha se ne jug te qytetit ka qene dhe vazhdon te jete situate e qete. Ai tha se ne dy javet e fundit nuk ka pasur ndonje rast serioz qe vlen te permendet ndersa javen e fundit edhe ne kete pjese te qytetit ka pasur pika te perbashketa kontrolli te policise dhe KFOR- it.
Perfaqesuesit e KFOR it qe ishin te pranishem ne takim shprehen zotimin per vazhdimin e masave te shtuara te sigurise me qellim te parandalimit te incidenteve.

d.b/QIK/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›