E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Kukesit 250 studente te rinj. Ska mjedise

Në këtë vit akademik filiali i Universitet të Tiranës në Kukës do të ketë edhe 250 studentë të rinj duke e çuar në 600 numrin total të studentëve që arsimohen në këtë institucion. Gjatë 4 viteve të funksionimit të tij, filiali i Kukësit ka rritur ndjeshëm numrin e studentëve në tre programet e tij mësimore, gjuhë e huaj, inxhinieri dhe ekonomik duke bërë të pamundur përballimin me ambiente të zhvillimit të procesit mësimor. Edhe pse studiohet me turne ambjentet e tre godinave në dispozicion të tij nuk mjaftojnë.

“Do ta fillojmë me dy turne, siç kemi filluar. Ndërkohë po bëjmë përpjekje që të gjejmë një mjedis të ri për ta përshtatur për degën e infermierisë në mënyrë që gjithë studentët të kalojnë të mësojnë paradite. Mendojmë që meqë është Fakulteti i Infermierisë do të jetë afër spitalit. Atje ka mjedise dhe mund  të përshtatet edhe për mësim. Kemi marrë miratim nga ministry i shëndetsisë dhe kërkohet një fond që duhet të jepet nga Universiteti i Tiranës dhe besoj se problemet janë në vijë për t’u zgjidhur”-tha Mexhit Hajdari, drejtori Filialit.

Filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës është çelur në vitin 2007 dhe ka tre programe studimi Gjuhë e Huaj, Infermjeri dhe Ekonomik. Deri tani numri i studentëve që studiojnë në to ka arritur në 600, të ardhur jo vetëm nga Kosova Kukësi, Hasi e Tropoja por edhe rrethet e tjera të vendit.

Flutura Tota                            

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›