E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 10 vatra të reja zjarri gjatë fundjavës

ELBASAN- Edhe gjatë kësaj fundjave në Qarkun e Elbasanit jane aktivizuar disa vatrave të reja të zjarrit. Burime zyrtare nga shtabi i emergjencave civile pranë Prefekturës së këtij Qarku konfirmojne se shfaqja e vatrave të zjarrit në territorin e Rajonit të Shqipërisë së Mesme vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues edhe pse ndodhemi ne sezonin e vjeshtes.

Informacionet me te fundit flasin per te pakten dhjetë vatra të reja zjarri, disa prej të cilave me pasoja të konsiderueshme.

Një prej vatrave më të fuqishme është shfaqur në fshatin Gjevor të komunës së Përparimit në nënprefekturën e Peqinit, ku janë shkrumbuar nga flakët 8 ha me pyje dhe mëse 50 rrënjë ullinj.

Një sipërfaqe e madhe me pisha gjatë orëve të fundit është djegur edhe në afërsi të Përrenjasit, në kurorën e gjelbër në periferi të këtij qyteti. Zjarre me përmasa më të vogla janë shfaqur edhe në dy lagje të qyteteve Elbasan e Gramsh.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Ndërkaq në masivin pyjor të Zgarës në Librazhd vazhdon të jetë ende aktive një vatër zjarri, e cila u shfaq fillimisht në malin e Ulokut. Në Qarkun e Elbasanit që nga mesi i vërës së këtij viti e në vazhdim janë shfaqur mëse 250 vatra zjarri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›