Dyndje te pediatriku Berat 300 femije me temperature
Mbi 300 raste janë paraqitur gjatë kësaj jave në repartin pediatrik të spitalit të Beratit të fëmijëve të prekur nga temperatura e lartë. Kushtet klimatike të ditëve të fundit me mëngjese dhe netë të freskëta, por me orë të tëra gjatë ditës tepër të nxehta janë bërë shkak për prekjen e fëmijëve nga virozat që nuk janë normale për stinën bën të ditur mjeku pediatër Vladimir Kumaraku, duke tërhequr vëmendjen e prindërve për dhëninen e ndihmës së parë për uljen e temperaturës tek fëmijët para mbërritjes në spital.
“Ajo që tërheq vëmendjen janë gjithmonë çregullimet e aparatit tretës. Numri i të shtruarve në spital rritet edhe pak artificialisht, pasi jemi të detyruar të kompesojmë mungesën e kulturës së rehidrimit nga goja. Trisoli është formula magjike që bën kompesimin e të gjitha humbjeve të ujit në organizëm”-tha Vladimir Kumaraku, mjeku pediatër.
Pacientët e vegjël nga 0 deri në 10 vjeç kanë mbërritur për të marrë ndihmë mjeksore me serume dhe medikamente për shkak të prekjes nga kjo lloj viroze e pazakonbtë për stinën.Rastet e mbërritura në spital janë trajtuar me ndihmë mjeksore një ditorendërsa ato më të komplikuara janë mbajtur në spital për disa ditë.
Tani Diko