E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, të shtëna armësh, mblidhet Komiteti i Sigurisë

MITROVICË- Në veri të Mitrovicës janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri bën të ditur agjencia kosovare Kosovapress. Forcat e sigurisë menjëherë kanë shtuar prezencën e tyre mbi urën kryesore mbi lumin Ibër, ndërkohë që vërehen disa automjete KFOR-it, të cilat kanë kaluar në pjesën veriore nga ana e Suhadollit.

Të shtënat janë dëgjuar nga ndërtesat në pjesën veriore të Mitrovicës. Megjithatë, nata në veri ka kaluar e qetë. Në të gjitha rrugët që çojnë nga veriu në drejtim të Serbisë, serbët kanë vendosur barrikada, duke u’a bërë të pamundur kështu pjesëtarëve të EULEX-it, KFOR-it dhe policëve e doganierëve shqiptarë të lëvizin në këtë drejtim.

Barrikadat gjatë natës janë përforcuar nga ana e serbëve duke shkarkuar sërish zhavorr nëpër rrugë. Shumë serbë kanë qëndruar gjatë natës nëpër barrikada në afërsi të pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak, përkatësisht në Rudare dhe Zupç, ndërsa kanë vëzhguar edhe urat mbi lumin Ibër dhe të gjitha rrugët tjera të cilat çojnë në drejtim të veriut.

Ndërkaq në veri të Mitrovicës është mbledhur Komiteti i Sigurise që ka diskutuar për kthimin e stabilitetit në veri të vend.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›