E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Agry Birds” dëmton ekonomin

Shumë studiues këto muaj janë duke kërkuar zgjidhjet më të mira për të dalë nga kriza ekonomike, duke provuar të kuptojnë se cilat janë shkaqet në bazë të kaosit në të cilin gjendemi. Alexis Madrigal në Atlantic ka tentuar të llogaris impaktin e Angry Birds, loja më popullore për smartphone, në ekonomin amerikane. E bëri për dëfrimin e tij, duke përdorur metodën që para disa vitesh kishte ndjekur në kompaninë e konsulencës “Challenger, Gray and Christmas” duke arritur në përfundimin se futbolli fantazisë i kushtonte kompanive amerikane 10.5 miliard.

Sipas një studimi, cdo ditë në botë luhen 200 milion minuta Angry Birds që është e barabartë me pothuajse një miliard orë në vit. Sipas Madrigal, pesë përqindë e këtyre orëve i përket personave që luajnë në vendin e punës: Rreth 43 milion orë në vit. Duke shumëzuar të dhënën për rrogën mesatare në orë të atyre që kanë në pronësi një smartphone, që është e barabart me 35 dollarë, arrihet në pothuajse 1.6 miliard dollarë në vit.

Natyrisht llogaria është kryer me përafërsi dhe bazohet në disa të dhëna që nuk mund të verifikohen me shumë përpikëri. E dhëna e pesë përqindëshit është e bazuar në një hamendësim, ashtu si edhe rroga në orë e pronarëve të një smartphone-i.

“Mu desh të zgjidhja një numër, pra mu desh të ndaja Amerikanët në katër kategori: Ata që fitojnë 30 mijë, 50 mijë, 75 mijë dhe 100 mijë dollarë në vit. Më pas llogarita rrogën në orë për këto grupe dhe bëra një mesatare në bazë të përdorimit të smartphone-it në këto kategori. Paga në orë prej 35 dollarë është e krahasueshme me atë të 30 dollarë të llogaritur nga “Challenger, Gray and Christmas”. Por gjithsesi bëhet fjalë për një përafrim. E lëmë kështu: Mendoj se llogari është e saktë në madhësi, por jo në detajet.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›