E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, tërmeti mbyll përkohësisht Gjykatën e Qarkut

Sipas Zyrës për informim të EULEX-it, mësohet se tërmeti ka shkaktuar plasaritjen e mureve të brendshme të objektit. “Riparimet janë duke u kryer dhe pritet që gjykata të rihapet brenda dy javëve”, është përgjigjja e vetme nga ky mision. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, Kapllan Baruti.

Më shumë se 175 punëtorë të tri gjykatave, asaj Penale, Komunale dhe të Qarkut, ende nuk janë kthyer në objektin e tyre të punës. Baruti shpjegon se kushtet në të cilat punojnë punëtorët janë të pamjaftueshme. Ai nuk mohon edhe faktin se shifra e proceseve gjyqësore që presin për t’u shqyrtuar është alarmante.

Ndërkohë, më 17 mars 2008, një numër i madh serbësh të armatosur uzurpuan objektin e Gjykatës së Qarkut në veri të Mitrovicës. Nga trazirat e atëhershme mbeti i vdekur një polic i UNMIK-ut dhe u plagosën rreth 100 pjesëtarë të misioneve të ndryshme në Kosovë. Për këto trazira deri më tani askush nuk është përballur me drejtësinë, ndërsa puna në këtë Gjykatë pothuajse është jofunksionale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›