E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja e angazhuar për integrimin e Maqedonisë

Ademi foli rreth situatës aktuale në Maqedoni, në veçanti për arritjet dhe vazhdimësinë e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Zëvendëskryeministri tha se qeveria maqedonase është e përkushtuar në implementimin e këtij dokumenti paqësor, pasi ky implementim i hap rrugën Maqedonisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu u shpreh se qeveria vazhdon edhe me plotësimin e kritereve që kërkohen për anëtarësim në BE dhe se shpreson në tejkalimin e pengesës së fundit, çështjes së emrit.

“Jemi të vetëdijshëm se emri paraqet pengesë për integrim në BE dhe NATO, dhe angazhimi jonë është që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt dhe të hapen dyert për në familjen evropiane”, u shpreh zëvendëskryeministri Ademi.

Ai e falënderoi ambasadoren de Lara për mbështetjen që vendi i saj e jep për realizimin e projektit për dialog ndëretnik dhe bashkëpunim në mes bashkësive etnike që realizohet në bashkëpunim me Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe UNDP-në si dhe përkrahjen që ia jep Maqedonisë në rrugën e saj drejt integrimit në strukturat euro – atlantike.

Ndërkohë, ambasadorja de Lara tha se Spanja edhe më tej do të mbështes Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, dhe se vendi i saj si shtet kryesues i BE-së angazhohet për anëtarësim të shteteve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›