E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizia shënon një vjetorin e revolucionit

Tunizia po shënon një vjetorin e revolucionit, që largoi ish-liderin, Zine Ben Ali nga pushteti.

Ben Ali u largua për në Arabinë Saudite një vit më parë, pasi një shitës i frutave i vuri vetes flakën, gjë që shkaktoi protesta në të gjithë vendin.

Me qindra tunizianë u mblodhën në sheshin Tunis, duke thirrur sloganin “Punë, liri dhe dinjitet”, si dhe “ne do të vazhdojmë të luftojmë”.

Pavarësisht largimit të Ben Alit, që ishte president i Tunizisë që nga viti 1987, kushtet e vështira që çuan në pakënaqësi sociale vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›