Mitt Romney fitoi në 5 shtete

Ish-guvernatori i Massachusetsit, Mitt Romney, ka fituar në votimet paraprake në 5 shtete, duke e përforcuar edhe më tepër pozicionin e tij për nominim të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale, në nëntor të këtij viti, kundër presidentit aktual, Barack Obama.
Romney fitoi në votimet në Kaliforni, New Jersey, Dakotën Jugore, Neë Mexico dhe në Montanë.
Tashmë Romney ka afro 1400 delegatë, që është shifër shumë më e madhe se ajo prej 1144, që është e nevojshme për fitimin e nominimit.
Votimet e fundit republikane të ciklit për vitin 2012 mbahen më 26 qershor në Utah.
Në Konventën Kombëtare të Partisë Republikane në muajin gusht, Mitt Romney formalisht do ta pranoj nominimin për zgjedhjet presidenciale.
Ai ende nuk ka vendosur se cili është kandidati i tij për zëvendëspresident.