Norvegjia drejt “Ballkanizimit”

Ai ka shprehur shqetësime lidhur me procesin gjyqësor kundër terroristit ultra-racist norvegjez, Anders Breivik, i cili vitin e kaluar vrau 77 veta, shumica të mitur, pas aktivizimit të një bombe në afërsi të Qeverisë në Oslo dhe në masakrën e kryer në ishullin Utoeya.
Kjo Lëvizje dhe një lëvizje tjetër, “Stop Islamizimit të Norvegjisë”, kanë shprehur shqetësime për “islamizimin dhe ballkanizmin” e shtetit të tyre, nga numri i madh i emigrantëve të huaj, që përmes ligjeve liberale po arrijnë të integrohen dhe zhvillohen si komunitete në shtetin e Norvegjisë.
Por, drejtuesit e këtyre organizatave kanë theksuar se janë kundër masakrës së kryer nga Breivik, ndërsa ata kanë zgjedhur format e protestës, për të shprehur revoltën e tyre për praninë e shtuar të emigrantëve të integruar të huaj.