SHBA konfirmoi vrasjen e Al Lybit

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, nuk ka specifikuar se si është vrarë ky person.
Por, zyrtarë të paidentifikuar amerikanë më herët u kanë thënë agjencive të lajmeve se ai ishte vrarë nga sulmi ajror amerikan me aeroplan pa ekuipazh në Pakistan, më 4 qershor.
Carney e ka përshkruar al-Lybin si një lider operacional dhe “menaxher të përgjithshëm” të Al-Qaidës.
Ai theksoi se al-Lybi kishte përvojë të madhe dhe se do të jetë vështirë për Al-Qaidën që ta zëvendësoj atë dhe se vrasja e tij e sjellë këtë rrjet terrorist më afër shpartallimit se kurrë më parë.
Al-Lybi është i fundit nga disa komandantë të lartë që janë vrarë në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër Al-Qaidës, prej se njësitet speciale amerikane e kanë vrarë liderin e saj, Osama bin Laden, vitin e kaluar.