E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pandev, zyrtarisht në Napoli

Napoli ka konfirmuar nëpërmjet faqes zyrtare se e ka kompletuar transferimin e Goran Pandevit nga Interi për një shifër të pacaktuar.

Përfaqësuesi i Maqedonisë ka nënshkruar marrëveshje, që e mban atë në klubin napolitan deri në vitin 2015. Ai tha se në Napoli ndihet si në shtëpi dhe se shpreson të fitojë edhe më shumë tituj me këtë skuadër.

“Dëshiroja të qëndroj në Napoli, pasi ndjehesha si në shtëpinë time. Besoj shumë se Kupa e Italisë është vetëm fillimi. Shpresoj se do të mund ta përfundoj karrierën këtu”, tha Pandev.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›