E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me armë një 34-vjeçar

Policia bëri me dije se viktima është shtetasi Arlind Fuga, i njohur si shok i Emiljano Shullazit. Ai është qëlluar me armë në rrugën “Him Kolli”, teksa po dilte nga një bilardo.

Një person i paidentifikuar ende e qëlloi Fugën me disa plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes ku nisi hetimet, por ende nuk e ka identifikuar vrasësin.

Fuga ishte babai i dy fëmijëve dhe njihej me nofkën “Pipe”. Jo zyrtarisht thuhet se vrasja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh. /Start/

                                                                                             2012-03-21 08:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›