Brukseli kundër Budapestit

Ligji u përmirësua vetëm pas trysnisë së BE-së. Mirëpo edhe nëpërmjet shumë rregullave të tjera ligjore, shteti po përpiqet të fitojë ndikim mbi institucionet. KE planifikon të ndërhyjë më fuqishëm në të ardhmen.
Pakënaqësia në Bruksel po rritet. Komisioni Evropian po shqyrton njëkohësisht disa raste, nëse Hungaria ka shkelur marrëveshje evropiane.
Dhe në qarqe diplomatike thuhet se në disa kryeqytete evropiane qeveritarëve po u shteret durimi.
Edhe Parlamenti Evropian po e kritikon fuqishëm qeverinë Orban. Deputeti evropian, liberali Alexander kont Lambsdorff, tha se “ajo që po bën qeveria në Budapest nën drejtimin e kryeministrit Orban, është në fakt rrëzim i demokracisë nëpërmjet heqjes me rrugë ligjore të së drejtës elektorale”.
Atje krijohen rregulla dhe institucione, që funksionojnë aq gjatë, saqë edhe një qeveri e re nuk do të mund të bënte më gjë, në rast se në zgjedhjet e ardhshme Hungaria voton për një qeveri tjetër", shtoi ai.