Vendimi i qeverise nje vit burg kush shet veshje firmato te falsifikuara

TIRAN - Kodi Penal i Republikes se Shqiperise mund te ndryshohet serish dhe kete here duke u fokusuar tek veprat penale te korrupsionit dhe tek mbrojtja e te drejtave tregtare duke i dhene fund piraterise dhe mashtrimeve qe behen me markat. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise jane propozuar disa ndryshime ne Kod duke u bazuar pikerisht ne keto fusha. VKM-ja do ti percillet Kuvendit per miratim por kjo ka shume pak gjasa te ndodhe. Prej me shume se nje viti ne Kuvend ndodhen te gjithe Kodet e Republikes se Shqiperise. Duke nisur nga Kodi Penal e duke perfunduar tek Kodi i Familjes duhen 84 vota. Ne mungese te kesaj shifre Kodet qendrojne pezull.
Korrupsioni
Ne fushen e korrupsionit eshte propozuar ndryshimi i nenit per korrupsionin aktiv te nepunesve te huaj publike. Sipas tij premtimi propozimi ose dhenia drejtperdrejt a terthorazi i cdo lloj perfitimi te parregullt per vete ose per persona te tjere nepunesit te huaj publik nepunesit te nje organizate publike nderkombetare anetarit te nje asambleje te huaj publike apo anetarit te nje asambleje nderkombetare parlamentare per te kryer ose per te mos kryer nje veprim qe lidhet me detyren a funksionin e tij denohen me burgim nga gjashte muaj gjer ne tre vjet dhe me gjobe nga treqind mije gjer ne tre milione leke. Per korrupsionin pasiv rastet kur zyrtari kerkon ryshfet eshte propozuar denimi me burgim nga dy gjer ne tete vjet dhe me gjobe nga peseqind mije gjer ne tre milione leke. Nje tjeter fushe eshte edhe korrupsioni i gjyqtareve ose zyrtareve te gjykatave nderkombetare. Ne kete rast denimi varion nga nje deri ne pese vjet burg. Denime deri ne kater vjet parashikohen edhe nese korruptohen anetaret e jurive te huaja. Nje tjeter ndryshim eshte edhe denimi per korrupsion te arbitrit qofte ky i huaj apo shqiptar. Pas akuzave te shumta per korruptimin e arbitrave ne futbollin shqiptar do te kemi edhe mundesine per te ndeshkuar si korruptuesit ashtu edhe arbitrin e korruptuar deri ne 4 vjet burgim.
Fusha tjeter ku kerkon denime eshte ajo e shkeljes se te drejtave te patentes apo shpikjet shkeljes se te drejtave te markes tregtare si dhe shkelja e te drejtave te dizenjos industriale. Prodhimi perdorimi mbajtja per qellime tregtimi shitja ofrimi per shitje furnizimi shperndarja eksportimi ose importimi per keto qellime i produktit ose i procesit te mbrojtur nga nje patente pa pelqimin e pronarit te patentes te kryera me dashje perbejne kundervajtje penale dhe denohen me gjobe ose me burgim gjer ne nje vit - thuhet ne propozim. Kjo do te thote qe te gjithe personat qe tregtojne marka te regjistruara ne menyre ilegale do te rrezikojne burgun. E njejta gje do te ndodhe edhe me tregtaret e shumte te veshjeve qe shesin ne Shqiperi. Ne rast se ata prodhojne apo tregtojne veshje te firmave te ndryshme te cilat jane pa marre miratimin e tyre do te rrezikojne burgim deri ne nje vit. Nese hyjne ne fuqi keto ndryshime mund te shkaktohet nje kaos ne tregun shqiptar te veshjeve. Prej pothuajse 20 vitesh ne Shqiperi qarkullon cdo lloj marke boterore e pershtatur me cilesine shqiptare. Kryesisht jane veshje te prodhuara ne Turqi por se fundmi edhe ne Shqiperi.