Mjaft: Buxheti për shëndetësinë, i cunguar
Fakti që qeveria nuk ka tashmë asnjë prioritet që lidhet me fushën e shëndetësisë, tregon se sistemi shëndetësor në vend është keqmanaxhuar, dhe jo vetëm përsa i përket viteve të fundit, por edhe më gjerë. Sipas lëvizjes Mjaft, buxheti i akorduar këtij sektori është një 3 % i vogël, pjesë e PBB. “Duke qenë në këto shifra simbolike, ka shfaqur mangësitë e mëdha në cilësinë e munguar të shërbimeve dhe kushtet nëpër spitale, në të cilat as nuk është investuar dhe menaxhuar”- tha Anjeza Doko, aktiviste e lëvizjes Mjaft.
Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria ka vetëm 1.3 mjekë për çdo 1000 banorë. Shifra të tilla alarmante, të cilat nuk arrijnë të krahasohen as me vendet e rajonit,