E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analistët: Banka të tjera mund të falimentojnë

Ndërkohë që çmimet e banesave vijojnë rënien dhe kreditë e këqija vazhdojnë të rriten me shpejtësi, analistët parashikojnë që qindra banka të tjera amerikane të falimentojnë vitin e ardhshëm.

Pas falimentimit të një prej bankave më të mëdha në SHBA, analistët e Wall Streeted ngrenë dy çështje: Sa banka do të falimentojnë? Dhe kush e ka radhën?

Bankat janë mtë rrezikshme se në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990, ku më shumë se 1000 banka kaluan në krizë për shkak të uljes së kursimeve dhe krizës  së kreditimit. Ajo krizë, e cila u cilësua si më e madhja që prej kohës së Depresionit Ekonomik, u pasua me rritjen e taksave me 125 miliardë dollarë në SHBA.

Por edhe tani problemet janë duke u rritur me aq shpejtësi sa që analistët mendojnë që në 12 muajt e ardhshëm të falimentojnë 150 banka kombëtare nga 7500 që ka në gjithë Amerikën.

“Të gjithë përgatisin listat dhe mundohet të parashikojnë se kush e ka radhën” – tha Richard X. Bove, analist në Ledenburg Thalmann, i cili përpiloi një listë me bankat problematike.

Shumë investitorë janë në pikëpyetje që kur qeveria vendosi të mbrojë kompaninë huadhënse më të madhe në Kaliforni, IndyMac Bank, pas shpalljes së falimentit. Me 32 miliardë dollarë asete, IndyMac ishte banka huadhënse më e madhe në SHBA e cila ka falimentuar në më shumë se dy dekadat e fundit.

Tani, kur administrata e Bush po përballet me krizën që ka mbërthyer dy kompani të mëdha të huadhënies, Fannie Mae dhe Freddie Mac, të gjithë janë të frikësuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›