E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjaft: Emrat e përfolur të mos zgjidhen president

Gazeta Shqip

Nga protesta e sotme e Mjaft!

Presidenti duhet të përfaqësojë popullin, jo ryshfetin politik

Aktivistët e Lëvizjes Mjaft protestuan sot para selisë së Presidentit të Republikës duke kërkuar që emrat e përfolur për korrupsion dhe ata që nuk plotësojnë kushtin e të qenit mbi partitë politike të mos kandidohen për president. Në një protestë ku morën pjesë disa aktivistë, bluza ku qenë printuar fotot e Ilir Metës, Fatos Nanos dhe Jozefina Topallit u zhytën në kova me ujë në mënyrë simbolike për të treguar se piskëllu i kryer në të shkuarën nuk mund të lahet.

Pazaret mes kampeve politike majtas dhe djathtas për zgjedhjen e presidentit të republikës po cënojnë moralin dhe domethënien e postit me të lart shtetëror. Sot emri i kreut të shtetit po mundohet të përcaktohet përmes riciklimit të personazheve të njollosura si Ilir Meta dhe Fatos Nano, apo përmes promovimit të zyrtarëve tashmë me dëshmi paaftësie për të mbështetur konsensusin dhe për të mbrojtur paanshmërinë e interesit të përbashkët siç është Jozefina Topalli. Tashmë në sytë e gjykatës së opinionit publik është provuar në mënyrë përfundimtare dhe të pakundërshtueshme se çfarë përfaqësojnë secili prej tyre, thuhet në një njoftim për shtyp të Lëvizjes Mjaft.

Procesi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës mbështetet mbi parimet e shumicës jopartizane dhe mbikëqyrjes se rolit demokratik të institucioneve. Në tenderin e presidentit të sotëm nuk përfshihen këto kritere. Vullneti i shumicës së Shqiptarëve, votues ose jo, nuk përfaqësohet nga ryshfeti politik. Në Shqipërinë ku të gjitha palët flasin ditë e natë për korrupsionin nuk është e pranueshme që të gjitha palët që flasin për korrupsionin, të përfshihen në këtë aferë të madhe korruptive, përfshi këtu edhe ata që e miratojnë në heshtje, vijon më tej deklarata. 18 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Mjaft: Emrat e përfolur të mos zgjidhen president burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›