E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Presidenti të zgjidhet me proces të hapur e gjithëpërfshirës

Gazeta Shqip

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së kreut të ri të shtetit duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe jo ekskluzivitet i një vendimmarrjeje maxhoritare.

Duke folur në një intervistë për VOA nga Nju Jorku, Topi ka preferuar të mos bëjë një identikit të personit që së shpejti do të zërë vendin e tij.

Do ta konsideroja joelegante të merresha me identikitin e pasardhësit tim. Por, duke e parë situatën në mënyrë 3 dimensionale, si qytetar, si ish-parlamentar dhe si president, do të konsideroja se procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të jetë jo vetëm serioz e i kujdesshëm, por duhet

Procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të jetë jo vetëm serioz e i kujdesshëm, por duhet të gjejë një konsensus sa më të gjerë.

President i Republikës së Shqipërisë të gjejë një konsensus sa më të gjerë, ka deklaruar Topi.

Sipas tij, marrja lehtë e këtij problemi, duke e supozuar zgjedhjen nga një vendimmarrje maxhoritare, do të ketë ndikim për sa i përket pavarësisë dhe funksionalitetit të institucioneve.

Këto institucione duhet të rrisin pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre për të pasur një Shqipëri sa më të mirë, ka nënvizuar kryetari në ikje i shtetit.

I pyetur mbi gjendjen e sistemit të drejtësisë, Topi ka pranuar se bëhet fjalë për një sistem që ka nevojë të rigjenerohet, por për këtë sipas tij duhet një frymë më e mirë politike.

Një nga pikat e prekura nga presidenti ka qenë heqja e imunitetit, e cila sipas tij nuk duhet të kufizohet vetëm me parlamentarët, por të jetë më e gjerë në mënyrë që ti shërbejë edhe zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të thjeshtë.

Zërat që e identifikojnë drejtësinë si një çështje që ka nevojë të rigjenerohet, besoj se janë zëra racionalë. Që drejtësia të rigjenerohet duhet të jetë produkt i bashkëpunimit të të gjithë zërave politikë, ka thënë Topi.

Reforma në drejtësi duhet të fillohet me heqjen e imunitetit, jo vetëm për parlamentarët, por edhe për gjyqtarët e prokurorët. Ajo duhet të shërbejë jo vetëm për çështje politike, por edhe civile, si për shembull çështja e pronave, ka vijuar ai.

Më tej presidenti i Republikës e ka vënë theksin tek nevoja e ndryshimit të kulturës politike në Shqipëri, e cila sipas tij tregon se vendi nuk e ka kaluar ende tranzicionin.

Fakti që diskutohej prej më se dy vjetësh çështja e Gjykatës Administrative, e cila u miratua vetëm tani, tregon rëndësinë e vendimmarrjes së politikës. Kultura politike në Shqipëri ka nevojë për ndryshim, ka shtuar kreu i shtetit. 18 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Topi: Presidenti të zgjidhet me proces të hapur e gjithëpërfshirës burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›