E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Greqia, referendum për qëndrimin në eurozonë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel / Foto arkiv

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka sugjeruar që në zgjedhjet legjislative të 17 qershorit, Greqia të mbajë njëkohësisht edhe një referendum për qëndrimin ose jo të saj në zonën euro.

Lajmin e ka konfirmuar zyra e kryeministrit grek, e cila ka saktësuar se propozimi është formuluar nga kancelarja gjermane gjatë një telefonate me presidentin Karolos Papulias.

Merkel ka evokuar idenë e një referendumi paralel me zgjedhjet, për të kuptuar nëse grekët duan apo jo të qëndrojnë në eurozonë.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›