Berisha përgëzon Thaçin për ndërtimin e segmentit të parë të autostradës Morinë –Merdare

12-11-2011 / Gazeta 55
Pas ceremonisë së përurimit të 38 kilometrave të para të rrugës Morinë-Merdare, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim, në Prizren, me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Në takim, dy kryeministrat biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat. Kryeministri Berisha, gjithashtu, e përgëzoi Kryeministrin Thaçi për ndërtimin e segmentit të parë të autostradës dhe e inkurajoi për vazhdimin më tej të punimeve, duke e cilësuar këtë autostradë si një rrugë që jo vetëm bashkon shqiptarët, por transformon rajonin.
...