Mjaft më me Mr. Bean

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 10:10
Aktori britanik ka vendosur t’u japë fund serive të tij me personazhin komik Mr. Bean.
“Për momentin nuk dua më të bëj as televizion dhe as kinema me Mr. Bean.
Është një personazh shumë fizik dhe i lodhshëm dhe mosha ecën. Për fat të mirë në Angli, ndryshe nga jashtë vendit, jam i njohur edhe për interpretime të tjera”.
Kështu shprehet Rowan Atkinson gjatë një interviste për revistën italiane “Gente”, ku theksoi se kërkon të braktisë personazhin e tij më të famshëm.
Së fundmi aktorin do të mund ta shikojmë në sallat e kinemasë me “Johnny English-Rilindja”.