E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zymberaj e Azemi aktorët më të mirë

Nga Albana S. Muja më 23 maj 2011 në ora 10:13

Aktorët e shfaqjes “Një përkujtim në kafe- teatër”, me tekst dhe regji të Haqif Mulliqit, Ismet Azemi dhe Mentor Zymberaj, u vlerësuan me çmimin, aktorët më të mirë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Vraca të Bullgarisë.

Një ditë më herët, për Express, Mulliqi, pati thënë se dy aktorët e shfaqjes së tij kanë prezantuar në mënyrën më të denjë artin tonë teatror dhe vendin, ndonëse shfaqja është dëshmuar edhe në dy rrafshet tjera, në atë të tekstit dhe regjisë, në pjesëmarrje të ndryshme, në më shumë se dhjetë festivale ndërkombëtare.

Bllagoje Stefanovski (ish ministër i kulturës së Maqedonisë), pasi ka parë shfaqjen në Bullgari, ka futur shfaqjen menjëherë në programin e Festivalit Evropian të Aktorit në Otoshevo, buzë brigjeve të Prespës, madje për aktorët, ka thënë që Ismet Azemi dhe Mentor Zymberaj, domosdo do jenë pretendentët kryesor për ta fituar këtë çmim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›