Firth dhe Grant, rivalë për bamirësi

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 10:11
Colin Firth dhe Hugh Grant janë shfaqur në një ankand në Londër duke “shitur” performancat e tyre nga filmi “Bridget Jones”, dhe në këtë mënyrë kanë arritur të grumbullojnë 55.000 funte, të cilat do të jepen për bamirësi.
Karakteret e dy aktorëve në filmin “Bridget Jones” përleshen për dashurinë e tyre ndaj protagonistes kryesore që luhet nga Renee Zellweger, ndërkaq ata vendosën ta lënë anash rivalitetin e tyre dhe të grumbullojnë para.
Grant e filloi shfaqjen me një kërkesë prej 10.000 funtesh, ndërkaq pas paraqitjes së Firth, ata arritën që së bashku të grumbullojnë 55.000 funte (88.000 dollarë).
Paratë e fituara do t’i jepen organizatës për barazi gjinore të Mariella Frostrup.