Kori i Filarmonisë premierë në Prizren
Kori i Filarmonisë së Kosovës do të mbajë koncert, premierë në Prizren, të martën mbrëma më 24 maj 2011. Vepra të zgjedhura nga literatura korale e muzikës bashkëkohore do të interpretohen nga kori nën dirigjimin e Rafet Rudit.
Në program përveç veprave të kompozitorëve të huaj (E.Whitacre, B.Britten, J, Tavener etj) janë përfshirë edhe vepra të autorëve shqiptar si: Thoma Simaku, Mendi Mengjiqi dhe Rafet Rudi. Koncerti do të mbahet në kishën katolike “Zoja Ndihmëtare” të Prizrenit.
Programi përmban: Eric Whitacre “Lux Aurumque”, “Cloudburst (Për kor, piano dhe perkusione), Benjamin Britten “A ceremoni of Carols” Adelina Paloja-Soprano, Flaka Goranci-Mezzosoprano, Mendi Mengjiqi “Dam rrama dam” Riad Ymeri-Tenor, Baki Jashari-Dirigjent, John Tavener “The Lamb” Elbenita Kajtazi-Soprano dhe “Song for Athene” Thoma Simaku- Trëndelinë, Leonard Bernstein “Amerika” Donika Ukshini-Soprano, Djellza Sylejmani- Mezzosoprano, Rafet Rudi “Ulu mal të dalë hëna” Misbah Kaqamaku- Piano, Patris Berisha- Perkusione, Aurora Spahiu- Perkusione.