E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjaft me, metodave arkaike policore

Nga Ahmet Prenci*

Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit

Jemi ketu, jo vetem per te celebruar finalizimin e suksesshem te periudhes se proves nga 105 punonjes policie, por edhe per te hedhur nje veshtrim retrospektiv te rruges neper te cilen ju, por edhe ne bashke me ju, kemi bere deri sa arritem ne kete dite. Si sot para dy vitesh, ju hodhet hapin e pare, te ndrojtur por te sigurt, per te sjelle ndryshimin e madh qe po ndodhte ne Policine e Shtetit. Te mesuarit gjate gjithe jetes, ku eshte mbeshtetur i gjithe sistemi i trajnimit policor, sistemi i vlerave dhe meritave profesionale, ku eshte mbeshtetur sistemi i ecjes ne karriere, patrulla e pergjithshme, ku eshte mbeshtetur baza thelbesore e policimit, etj. jane disa nga risite qe brezi juaj kishte nderin t'i vinte ne jete.

Ju do te mbeteni ne kujtesen profesionale te organizates sone, jo vetem si brezi qe perjetoji kete ndryshim, por si gjenerata qe provoi ne praktike se format e reja, dhe sherbimi ndaj komunitetit nuk ishin "thjesht fraza te ndertuara bukur nga ana estetike", por nje princip baze drejt te cilit duhet te orientohet e mbeshtetet e gjithe puna jone ne te ardhmen. Ju, me kuraje, iniciative, kulture profesionale e qytetare, arritet te demonstroni supermacine e policimit me baze ne komunitet, perkundrejt formave tradicionale te sherbimit policor.

Perpjekjet tuaja bene qe nga sot, ju te jeni punonjes policie me kompetenca te plota policore, e kjo perkthehet ne shtimin e pergjegjesive, kjo do te thote se duhet te ballafaqoheni me sfida te reja edhe me te veshtira, por jo te panjohura tashme per ju, e aq me pak te pakapercyeshme.

Personalisht kam ndjekur me shume vemendje te gjithe progresin e bere nga ana juaj dite pas dite. Jam ndjere krenar kur qytetare te ndryshem, pavaresisht statusit te tyre shoqeror, me kane shprehur kenaqesine ne lidhje sherbimet qe kane ofruar patrullat e pergjithshme te Tiranes, sikurse kam ndjere trishtim kur jam informuar per ndonje veprim jo te hijshem te tyre, qe per hir te vertetes kane qene sporadike e nuk kane arritur ta zbehin te teren.

Ne kete dite, qe per ju duhet te mbahet mend gjate, perfitoj nga rasti qe t'u inkurajoj qe, pasi e keni hedhur hapin e pare te sigurt, te mbani parasysh:

Se pari; Ne veprimtarine dhe aktivitetin tuaj, duhet qe ne cdo rast te percohet fryma e re qe ka sjelle ligji i ri i Policise se Shtetit, duhet te demonstroni fytyren e re te nje punonjesi policie te orientuar nga publiku e ne sherbim te tij. Ky duhet te jete i vetmi indikator mates dhe produkti i pritshem i policimit qe ju duhet te afroni.

Se dyti; Ju kujtoj, se ne doren tuaj, eshte nje nder sfidat me te medha qe ka ndermarre policia deri me sot. Ne varesi se si ju e keni kuptuar, asimiluar dhe se si do t'i zbatoni ne praktike dijet e marra gjate procesit mesimor, trajnimit ne terren dhe periudhes se proves, varet jo vetem e ardhmja e organizates policore te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, por e gjithe Policise se Shtetit.

Se treti; Ashtu sic keni bere deri me sot ne punen tuaj, kur jeni ndeshur me praktika apo qendrime te cilat jane te perkunderta me ato qe citova me lart, mos hezitoni, sfidojini dhe refuzojini ato! Mos u beni ne asnje menyre mbartes te metodave arkaike policore. Perdoreni entuziazmin dhe energjite qe ju jep mosha ne kahun e duhur dhe do te kuptoni sa te dobishem do te jeni per shoqerine, organizaten, familjen dhe veten tuaj.

Mos harroni, jeni brezi qe keni misionin per te ndryshuar mentalitetet e vjetra ne Polici. Beni me te miren qe dini dhe do te shikoni se do te jeni te suksesshem. Eksperienca e grupit te pare te patrullave te pergjithshme qe sot perfundoi periudhen e proves, na ben optimiste per suksesin e neserm.

* Nga fjala e mbajtur dje perpara 105 inspektoreve te rinj qe u graduan ne Tirane


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›