Mourinjo: Per Interin vlen cdo ndeshje
I pyetur se ne rast fitoreje te Interit ne Torino, a do te mund te quhej kampion ekipi i tij, portugezi shprehet: "Kemi gjashte pike me shume se Milani dhe shtate me teper se Juve dhe eshte mire keshtu." Per avantazhin e krijuar, trajneri i Interit, thote: "Mentaliteti im nuk ndryshon. Dhjete pike perpara, dhe prape eshte e rendesishme qe te fitohet cdo ndeshje." Per objektivin trajneri thekson se: "Nuk e njoh friken. Nese nje lojtar ndjek friken ne fushe, atehere ai nuk mund te luaje. Lojtaret e Interit i njohin pergjegjesite. Ata pelqejne vetem te fitojne. Te tjeret kane probleme", perfundon Mourinjo.