Lika, Sejdini, apo nje i huaj tek Elbasani
Pas shkarkimit te Mirel Joses, drejtuesit e Elbasanit nuk kane vendosur ende per pasuesin tij. Shefi i klubit Elbasani, Artim Kovaci ishte i pranishem ne ambientet e FSHF-se dhe u pergjigj se trajneri i ri ende nuk eshte perzgjedhur. Sipas tij, klubi eshte duke shqyrtuar disa kandidatura, te huaj dhe vendas. Nga trajneret e kampionatit tone, behet e ditur se jane dy emra te njohur. Ne plan te pare eshte emri i Faruk Sejdinit, por edhe kandidatura e Hasan Likes shihej. Dy trajneret jane pa ekip, qe prej fillimit te kampionatit tone. Faruk Sejdini, pas javes se trete te kampionatit eshte larguar nga stoli i Bylisit. Ish-trajneri i njohur i Dinamos nuk eshte ulur ne stolin e ndonje ekipi te Kategorise Superiore, pas ketij momenti. Sejdini ishte trajneri qe ngriti ballshiotet nga Kategoria e Pare, ne Superiore, por pas ketij momenti erdhi edhe shkarkimi i tij. Edhe ish-trajneri i Partizanit, Hasan Lika, eshte larguar nga stoli i te kuqve ne mesin e pjeses se pare te kampionatit. Pas nje sezoni te veshtire, per shkak te krizes se Partizanit, trajneri kerkoi largimin dhe gjeti mirekuptimin e drejtuesve te klubit. Lika nuk ka gjetur ende nje ekipi dhe shihet pas largimit te Joses, si nje pasues i mundshem. Ne fakt, gjithcka mund te permbyset, per sa i perket emrit te ri, ne baze te bisedimeve, sepse jane disa trajnere vendas, qe kane drejtuar edhe kombetaren ne vitet e shkuara dhe kane njohur suksese ne radhet e ekipeve te Kategorise Superiore, por jane cuditerisht te lire ne tregun e trajnereve. Elbasani, sipas drejtuesve te klubit zhvilloi nje merkato aktive ne muajin janar dhe synonte vendet e para, pas perfundimit te fazes se pare te kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa, pas fitores qe siguroi ne Durres, perballe Teutes, pesoi nje humbje ta papritur ne Lushnje, 1-0 nga vendasit. Kjo humbje solli edhe largimin e Mirel Joses, i cili ka drejtuar gjate sezoneve te fundit ekipet me te njohura te Kategorise Superiore, si Tirana dhe Vllaznia.