Shkelqim Muca mundesia e pare, per te drejtuar Dinamon
Dinamo pritet te zyrtarizoje emrin e pasuesit te trajnerit kroat, qe u largua nga stoli i ekipit, pas humbjes me Partizanin. Largimi i trajnerit te Dinamos, Zlatko Dalic ka vene ne levizje drejtuesit e klubit, te cilet duke filluar nga dita e djeshme nisen te shqyrtonin emrat e mundshem, per te perzgjedhur pasuesin e kroatit ne drejtim te bluve te kryeqytetit. Mes emrave te permendur, nje kandidature e mundshme shihej ajo e Shkelqim Muces, nje ish -drejtues i njohur i Tiranes deri nje vit me pare. Megjithate, deri dje nuk ka pasur asgje zyrtare, nga palet ne fjale. Ish-drejtuesi i Tiranes u shpreh per gazeten "Koha Jone" se deri dje nuk ka pasur ende kontakte me drejtuesit e Dinamos. Blute jane duke shqyrtuar disa kandidatura. Por nga presidenca eshte siguruar se trajneri i ardhshem do te jete vendas, mundesisht i njohur dhe qe e njeh mentalitetin e bluve te kryeqytetit. Shkelqim Muca, shihej si kandidati i mundshem, sepse njeh mire edhe rivalin e Dinamos per titull, Tiranen. Sidoqofte, Dinamo pas dy humbjeve dhe largimit te trajnerit kroat Dalic, nisur edhe nga pauza e kampionatit do te shqyrtoje emrat e trajnereve te kampionatit tone dhe ne fund do te vendose per alternativen, qe do te siguroje Dinamon se do te mbroje ne fund, titullin kampion.