E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjalti me kanellën, kombinimi që ndal infarktet

Autori i Lajmit: red.
Është konstatuar, se përzierja e mjaltit me kanellë shëron shumë sëmundje. Mjalti është prodhuar në shumë vende të botës. “Weekly World News”, revistë kanadeze, ka përmendur listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të Përëndimit.
SËMUNDJET E ZEMRËS
Përgatit një qull nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, lyej bukën me të, në vend të xhelatinës dhe marmalatës dhe haje rregullisht për mëngjes (kafjall). Ajo zvogëlon kolesterolin në arterie dhe shpëton pacientin nga sulmi në zemër. Po ashtu, atyre që tashmë e kanë përjetuar sulmin në zemër, nëse e marrin këtë ilaç për çdo ditë, kjo përzierje mrekullibërëse u parandalon sulmin tjetër në zemër. Përdorimi i rregullt i ilaçit të përmendur më lart normalizon frymëmarrjen dhe forcon të rrahurat e zemrës.
Në Amerikë dhe Kanada, shtëpi të ndryshme të shëndetit kanë trajtuar me sukses pacientët dhe kanë konstatuar, që arteriet e vjetra dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen, mjalti dhe kanella i rigjallërojnë arteriet dhe venat e tilla.
ARTRITI
Pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit, mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht, madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me këtë lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi, ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz, 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji , shumica e pacientëve që nuk kanë mundur të ecin më parë ose të lëvizin përreth për shkak të artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje. INFEKTIME TË FSHIKZËS
Merrni dy lugë supe me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjalt, vendosi në ujë të vluar–të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje (ilaç) i shkatërron mikrobet në fshikëz (fshikëz urine).
DHIMBJE DHËMBI
Përgatit një pastë nga një lugë çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe vendosi në dhëmbin që të dhemb. Kjo procedurë mund të aplikohet tri herë në ditë, derisa të ndalet dhimbja e dhëmbit.
KOLESTEROLI
Dy lugë çaji mjalt dhe tri lugë çaji pluhur të kanellës, të përzier në 16 unca (një uncë=28,35 gr. ose perafersisht 0.5 L) në ujë çaji, t i jepet pacientit që e ka të rritur kolesterolin. Eshtë vërejtur se ia zvogëlon nivelin e kolestorolit në gjak 10% brenda 2 orëve. Siç u përmend, te pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit , nëse merret-përdoret tri herë në ditë, shërohet cilido lloj kolestoroli. Sipas informatave të marra në revistën e përmendur mjalti i pastër që merret me ushqim, shkakton zvogëlimin e ankesave nga kolestoroli.
FTOHJET
Ata njerëz, që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të mëdha duhet ta marrin një lugë të vakët me mjaltë me ¼ e lugës pluhur kanelle në ditë në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Ky proces–marrja e ilaçit në këtë mënyrë do të shërojë shumicën e ftohjeve kronike dhe do ti pastrojë sinuset.
DHIMBJET E BARKUT e STOMAKUT
Mjalti kur merret me pluhur kanelle, shëron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat-i thati që nga rrënjët. Sipas studimeve të bëra në Indi dhe Japoni, është konstatuar se, nëse mjalti merret me pluhur kanelle, barku pastrohet prej gazrave.
SISTEMI IMUN
Përdorimi i përditshëm i mjaltit me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar, se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit, i forcon rruazat e gjakut për t i luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.
DISPEPSIA-MOSTRETJA
Pluhuri i kanellës i spërkatur në një lugë çaji me mjaltë, që merret para ushqimi, liron thartirë dhe i tret ushqimet më të rënda.
MOSPLAKJA (PLAKJA E NGADALSHME)
Çaji i përbërë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, kur të merren me rregull mund të ndikojë në mos plakje. Merri 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji e vloji ato për çaj. Pije ¼ e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhur - të plakur.
PUÇRRAT
Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Përdore këtë pastë në puçrra para se të biesh për të fjetur dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të nxehtë. Nëse e përdor për çdo ditë për dy javë rresht, ti largon puçrrat që nga rrënjët e tyre.
INFEKTIME TË LËKURËS
Përdorimi i mjaltit dhe pluhurit të kanellës në masë të barabartë në pjesë të infektuara shëron ekzemën-dermatitisin, qéretin (ringworm) dhe të gjitha llojet e infeksioneve.
HUMBJA E PESHËS
Përdorimi i përditshëm në mëngjes gjysmë ore para mëngjesi-kafjalli në stomakun e zbrazët dhe në mbrëmje para fjetjes, pi mjaltë dhe pluhur të vluar në një gotë uji.
Nëse këtë e përdorë rregullisht, kjo ta zvogëlon peshën. Gjithashtu pirja e kësaj përzierje rregullisht nuk lejon të akumulohet dhjamë-yndyrë madje edhe nëse ai person merr kalori të mëdha.
KANCERI
Në studimet e fundit të bëra në Japoni dhe Australi është zbuluar se kanceri në nje fazë të lartë të zhvillimit të tij në stomak dhe eshtra është shëruar me sukses. Pacientët që vuajnë nga këto kancere të tilla duhet të marrin për çdo ditë një lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
LODHJA
Në studimet e fundit të bëra, është konstatuar se përbërja e sheqerit në mjaltë është më shumë ndihmëse se dëmtuese e fuqisë së trupit. Qytetarët e moshuar, të cilët marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në masë të njëjtë janë më vigjilent dhe fleksibël. Dr.Milton i cili e ka bërë këtë studim, thotë se gjysmë luge e çajit me mjaltë që merret në një gotë uji dhe ajo spërkatet me pluhur kanelle, kur të merret për ditë pas fshirjes dhe rreth orës 3 pas ditë, kur vitaliteti i trupit fillon të bie, ai ilaç e rrit vitalitetin në trup brenda një jave.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›