Universiteti i Vlorës, hapen degë të reja
Autori i Lajmit: red.
Hapen degë të reja në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë për vitin akademik 2008-2009. Këshilli i Ministrave vendosi dje hapjen, pranë këtij universiteti në Fakultetin e Shkencave Teknike, të degëve “Informatikë”, “Matematikë”, me dy drejtime, “Matematikë” dhe “Matematikë-Fizikë”, dhe “Inxhinieri mekanike”, me dy drejtime, “Inxhinieri mekanike” dhe “Inxhinieri navale”. Kohëzgjatja e secilit program do të jetë 3 vjet, me 180 kredite. Në përfundim të secilit program studimi lëshohen, përkatësisht, “Diplomë e nivelit të parë, në Informatikë”, “Diplomë e nivelit të parë, në Matematikë”, “Diplomë e nivelit të parë në Matematikë-Fizikë”, “Diplomë e nivelit të parë në Inxhinieri Mekanike” dhe “Diplomë e nivelit të parë në Inxhinieri Navale”. Njëkohësisht me hapjen e këtyre degëve do të mbyllen pranë universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, në Fakultetin e Shkencave Teknike, të programit të studimit “Inxhinieri Navale”. Këshilli i Ministrave vendosi mbylljen, pranë universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, në Fakultetin e Edukimit, të programit të studimit “Matematikë-Fizikë”. Studentët e regjistruar në programet e studimeve “Inxhinieri Navale” dhe “Matematikë-Fizikë” para hyrjes në fuqi të këtij vendimi do t i vazhdojnë studimet në këto programe studimi, për kohëzgjatjen normale të tyre. Studentët mbetës në këto programe studimi do të marrin diplomën, në varësi të afateve të studimeve të kryera. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, pa efekte buxhetore shtesë. Ngarkohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, për zbatimin e këtij vendimi. Këto vendime u morën në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave.
Universiteti i Korçës, hapet dy degë të reja
Jo vetëm në Universitetin e Vlorës, por dhe në atë të Korçës është marrë vendimi për çeljen e degëve të reja. Kështu me vendim të Këshillit të Ministrave u vendos dje hapja, pranë universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, në Fakultetin e Mësuesisë, të programeve të studimit, të ciklit të parë, në formën studimore me kohë të plotë, “Matematikë-Fizikë” dhe “Matematikë-Informatikë”. Kohëzgjatja e secilit program do të jetë 3 vjet, me 180 kredite. Në përfundim të secilit program studimi lëshohen, përkatësisht, “Diplomë e nivelit të parë në Matematikë-Fizikë” dhe “Diplomë e nivelit të parë në Matematikë-Informatikë”. Gjithashtu u vendos mbyllja, pranë universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, në Fakultetin e Mësuesisë, të programit të studimit “Matematikë. Studentët e regjistruar në programin e studimit “Matematikë”, para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do t i vazhdojnë studimet në këtë program studimi për kohëzgjatjen normale të tij. Studentët mbetës do të marrin një diplomë, në varësi të afateve të studimeve të kryera dhe programit të studimit të ciklit të parë “Matematikë-Fizikë” ose “Matematikë-Informatikë”, të përzgjedhur prej tyre. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, pa efekte buxhetore shtesë.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008