E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjedis rumun/ Rumania, sulm U-23 kundër Shqipërisë

D.Frasheri/B.Kuka
Kur shikon statistikat e lojtarëve rumunë dhe në vecanti të katër sulmuesve të përzgjedhur nga trajneri Picurka, të bëjnë përshtypje tri fakte: mosha e re, ndeshjet dhe golat e shënuar me Kombëtaren rumune. George Bukur (Poli Timishoara) është 27 vjec, por ka luajtur vetëm 6 ndeshje ndërkombëtare, ku ka shënuar 2 gola. Ciprian Marika (VfB Shtutgard) është 22 vjec (20 ndeshje/6 gola), Ionut Mazilu (Rapid Bucuresht), 22 vjec (9/2) dhe Daniele Nikolau (Okser), 22 vjec (19/2). Futbollisti më me përvojë ndërkombëtare, portieri Bogdan Lobont (60 ndeshje) dhe mbrojtësi i Interit, Kristian Civu (56 ndeshje). Kristian Kivu kërkon fitore Mbrojtësi i Interit, Kristian Kivu, thotë se fitorja ndaj Shqipërisë është e nevojshme, për të përfunduar eleminatoret në atmosferë pozitive. "Na duhet që të fitojmë të mërkurën (nesër), që t'i lumturojmë tifozët dhe të përfundojmë në mënyrë të lumtur këto eleminatore. Jemi të parët në grup dhe duhet të përfundojmë si të tillë". Sidoqoftë, Kivu i del përpara cdo të keqeje duke theksuar se cfarë pritej në këto eleminatore nga Rumania. "Në fillim pretendohej vetëm që të kualifikoheshim, edhe duke qenë të dytët, - thotë mbrojtësi, - tashmë ne jemi në Euro, por kjo nuk do të thotë që nuk do bëjmë cmos që ta përfundojmë me fitore". Infermieria rumune plot Tashmë është zyrtare. Adrian Mutu nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kunër Shqipërisë. Sulmuesi i Fiorentinës dje në mëngjes kreu analiza të tjera për të parë se deri në c'pikë është rikuperimë i muskulit të tij të dëmtuar në ndeshjen me Udinezen në kampionatin italian. Trajneri Picurka vendosi të thërrasë sulmuesin e Poli Timosoara, Gigel Bukur. Me probleme është edhe mbrojtësi Radu Stefan i Dinamos së Bukureshit dhe në vend të tij u thirr Mihai Nesu, mbrojtësi i Steauas. Ultrasit rumunë grinden edhe në Bullgari Përvec shijimit të humbjes në Bullgari (1-0), 300 fansat rumunë të pranishëm në "Vasil Levski" u grindën edhe mes tyre, aq sa u desh edhe ndërhyrja e policisë bullgare. Një pjesë e tifozëve rumunë qëlluan me fishekzjarrë tymues drejt zonës ku rrinë ata bullgarë. Incidentet nisën me përfundimin e pjesës së parë kur nisi edhe një betejë e vërtetë midis ultrasve që mbështesnin Dinamon e Bukureshtit dhe atyre të Farul Konstancës. Ishte policia bullgare që nuk lejoi gjakderdhjen dhe dëmtimin e mëtejshëm të stadiumit, pasi ultrasit nisin të përdorin edhe stolat e mjete të tjera rrethanore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›