Shtypi rumun pak lajme për Shqipërinë

Media rumune po i kushton më shumë vëmendje hakmarrjes së munguar ndaj Bullgarisë, ndaj së cilës barazoi 2-2 në Konstanca dhe humbi të shtunën 1-0 në Sofje, se sa ndeshjes së të mërkurës me Shqipërinë. Ajo kundër Bullgarisë në stadiumin "Vasil Levski" ishte edhe humbja e parë në grup për skuadrën e trajnerit Viktor Picurka. Rumania është kualifikuar dy ndeshje para përfundimit të eliminatoreve dhe takimi ndaj Shqipërisë do të jetë thjesht për vendin e parë në grupin G, për të cilin lufton edhe Holanda (po me 26 pikë), që nga ana e saj do të luajë në Bjellorusi. Rumania pritet të ndryshojë edhe modulin e lojës ndaj nesh.