Rumani-Shqiperi: 15 euro bileta më e shtrënjtë

Biletat e ndeshjes Rumani-Shqipëri – takimi i fundit për të dy ekipet në fushatën kualifikuese Euro 2008 - kanë dalë në shitje qysh dje në Rumani. Federata Rumune e Futbollit e konsideron si një festë të futbollit rumun dhe për këtë arsye edhe biletat janë me cmim të arsyeshëm: 50 Ron (monedha rumune) është bileta më e shtrenjtë (dicka më pak se 15 euro) dhe ajo më e lirë kushton 10 Ron (dicka më pak se 3 euro). Sipas kursit rumun 1 euro= 3.4764 Ron. Biletat janë duke u shitur në pikat e shitjes pranë stadiumeve të Dinamos, Steauasë, Rapidit dhe Nationalit, që të katërta skuadra të kryeqytetit rumun.