Mjedise moderne per drejtorine e taksave
Disa nga strukturat e rendesishme te Bashkise se Tiranes, perkatesisht Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore , Policia Bashkiake por edhe Inspektorati Mjedisor, se shpejti do te ushtrojne funksionet e tyre administrative dhe publike ne mjedise krejtesisht te reja. Kryebashkiaku Rama, vleresoi cilesine e larte te sherbimit, sipas standardeve evropiane, qe kjo godine do te mund t’u ofroje qytetareve te lidhur drejtperdrejt me keto struktura. Ai u shpreh se te gjithe ata qytetare sipermarres qe kane te bejne me taksat dhe me tregjet, ata qe kane te bejne me nevojen per te perfaqesuar strukturat qe kontrollojne territorin, do te mund te sherbehen ne menyren me te kulturuar. “Ky eshte nje hop i madh cilesor perpara, jo thjesht ne kalimin tek nje ndertese te ketyre standardeve, por ne kalimin tek nje sherbim i standardeve te larta evropiane, edhe permes nje menyre te re te kompjuterizuar te sherbimit per sipermarrjen kryeqytetase, e cila duhet te jete krenare”, tha Rama. Te rikonstruktuara sipas standardeve bashkekohore, ambientet (35 zyra te reja dhe nje salle mikpritese per qytetaret) jane projektuar tek nje pjese e nderteses se ish - Uzines Mekanike, prane zones se 21 Dhjetorit, ne rRrugen e Kavajes. Siperfaqja totale e objektit te rikonstruktuar eshte 2728 m2. Funksionet e reja qe ka marre godina, te lidhura me sensin administrativ dhe publik, kerkuan nderhyrje te vecanta ne organizimin hapesinor te saj, per t’u ofruar qytetareve te kryeqytetit mundesine e nje sherbimi ashtu sic ata e meritojne, cilesor dhe sipas standardeve evropiane.