Matura, klasifikimi i provimeve me zgjedhje
18/06/2010 Llogaritja e rezultatit final për kandidatët që do të pranohen në universitete për 2010-2011-ën.
Rreth 80 për qind e pyetjeve për provimet me zgjedhje do të merren nga programet orientuese
Maturantët po i nënshtrohen fazës së fundit të përgatitjeve për pranimet në universitetet publike gjatë vitit akademik 2010-2011. Mësuesit e shkollave të mesme, deri në mbyllje të javës së ardhshme duhet të zhvillojnë konsultime me nxënësit që janë regjistruar për të marrë pjesë në dy provimet me zgjedhje të 30 qershorit. Gjatë këtyre orëve, nxënësit do të orientohen me të gjitha temat e paqarta mësimore që do të jenë pjesë e temave të provimit. Kjo do të jetë dhe prova e fundit që maturantët do të duhet të kalojnë për të siguruar një nga të drejtat e studimeve të larta publike. Sipas rregullores, rreth 80 për qind e pyetjeve që do të bien në tezat e provimeve, për të 12 lëndët, do të merren nga programet orientuese që janë shpërndarë gjatë vitit shkollor. Testet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore përmbajnë për secilën lëndë 20 kërkesa, nga të cilat 10 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 10 pikë dhe 10 kërkesa janë me zhvillim dhe përbëjnë 30 pikë. Kështu, në total, një maturant për të marrë notën maksimale duhet të mbledhë 40 pikë nga përgjigjet e dhëna. Procedura e hartimit të këtyre testeve do të nisë gjatë datës 23 qershor, ku specialistët e përzgjedhur do të ngujohen për një javë në ambientet e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve.
Formula
Skema e përllogaritjes së rezultatit final me të cilin maturanti do të konkurrojë në universitete gjatë këtij viti do të jetë sipas formulës tradicionale të Maturës Shtetërore (D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2). Ksh është koeficienti i shkollës, K1 është koeficienti për provimin e parë me zgjedhje dhe K2 koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje. Secili nxënës mund të llogarisë afërsisht sa pikë mund të fitojë duke njohur vlerësimet e veta (notat e provimeve+koeficientet). Për t’u bërë pjesë e universiteteve, për kandidatët, përveç marrjes së notave të mira në provime, një rol të veçantë do të luajnë edhe koeficientët dhe zgjedhja e degëve në varësi të ndryshueshmërisë së tyre. Në rregulloren e këtij viti është përcaktuar që të gjithë personat që në vitet shkollore 2005–2009 kanë dhënë provimet me zgjedhje, por nuk janë shpallur fitues në asnjë nga universitetet publike, e vërtetuar kjo nga dekanatet përkatëse të çdo fakulteti, për këtë vit nuk janë të detyruar të rijapin provimet me zgjedhje, pasi mund të përdorin rezultatet e shkuara. Në përllogaritjen e pikëve për këtë lëndë merret koeficienti që është miratuar gjatë 2010-ës. Ndërsa renditja dhe shpallja e fituesve për programet e studimit që kanë si kusht edhe konkursin e veçantë, si: Arkitektura, Edukimi Fizik, degët e Akademisë së Arteve, renditja e fituesve do të bëhet me një tjetër formulë. Në këto raste merren parasysh edhe pikët e konkursit.
Notat
Për nxënësit e shkollave të mesme të përgjithshme, qofshin këto të profilit shoqëror apo natyror, të pesë komponentët përbërës të maturës shtetërore, nga ku do të listohen kandidatët fitues për kuotat e universiteteve, do të kenë të njëjtën peshë në përzgjedhjen e kandidatëve fitues. Kështu, mesatarja e shkollës së mesme, si dhe notat e të katër provimeve (dy lëndët me zgjedhje dhe dy lëndët e detyruara), do të vlerësohen secila me 20 për qind të totalit të përgjithshëm të pikëve të rezultatit final që mbledh secili prej aplikuesve. Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë shkollat e mesme profesionale social-kulturore, ku përqindja e notave të provimeve të detyruara (D1 dhe D2) do të jetë e ndryshme. Sipas rregullores së provimeve, për shkollat profesionale provimi i matematikës do të vlerësohet me 25 për qind, ndërsa letërsia do të ketë 15 për qind të peshës së pikëve të maturës. Për shkollat social-kulturore gjuha shqipe dhe letërsia do të vlerësohen me 25 për qind, ndërsa matematika me 15 për qind të peshës së pikëve.
Provimet
Në rregulloren e provimeve një sërë kategorish të caktuara mund të mos marrin pjesë. Për programet e studimit të Akademisë së Arteve, Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, për programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” të universitetit të Shkodrës dhe të universitetit të Elbasanit, për programin e studimit “Arkitekturë” të Universitetit Politeknik të Tiranës, si edhe për programin e studimit “Pedagogji e specializuar” e universitetit të Vlorës merren parasysh rezultatet e konkurseve të pranimit që do të zhvillohen për secilin profil gjatë muajit korrik. Për programet e studimeve të mësipërme, përveç programit të studimit “Pedagogji e specializuar”, nuk merren në konsideratë rezultatet e provimeve me zgjedhje.
Programet e kërkuara
Maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm në përzgjedhjen e degëve ku duan të vijojnë studimet e larta për vitin akademik 2010-2011. Kjo renditje e preferencave duhet të bëhet duke marrë për bazë jo vetëm rezultatet e arritura në të katër provimet e maturës, por edhe mesataren e shkollës së mesme. Kështu, për degët më të kërkuara, duhet të aplikojnë nxënësit që kanë jo vetëm mesatare të lartë të shkollës së mesme, por edhe rezultatet të larta në provime. Në dhjetë programet më të kërkuara, si fitues të fundit janë pranuar nxënësit me mesataren mbi notën 8. Konkretisht bëhet fjalë për degët si Stomatologji, Farmaci, Mjekësi e Përgjithshme, Inxhinieri Ndërtimi, Informatikë Ekonomike, Drejtësi, Financë, Shkenca Politike, Inxhinieri Elektronike, Psikologji.