E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotoja e postuar arrin pas 95 vjetësh tek nipi

Nje foto e derguar per ne shtepi nga nje ushtar boshnjak ne Luften e Pare Boterore, me ne fund ka arritur tek familja e tij pas 95 vjetesh, fale nje koleksionisti antik amerikan, i cili ia dorezoi personalisht nipit te tij, pasi e kishte blere ne Long Beach, Kaliforni. Keshtu shkruan Associated Press.

"Oh, Zot", ishte gjithcka mund te thoshte Nadir Bicakcic, kur ai njohu personin ne foto. Per Nihad Eric Dzinovic, nje argjendar 63-vjecar i cili ka dale ne pension dhe jeton ne Kaliforni, kjo ishte nje prej 200 mije kartolinave te vjetra qe ai kishte mbledhur per dekada. Dzinovic viziton shpesh qytetin e tij te lindjes, Sarajven; ndonjehere ai sjell kartolina te vjetra per tia treguar miqve te tij dhe koleksionisteve vendas. Kete jave, rrefen ai per AP, ai rastesisht kishte takur Bicakcic, i cili po kerkonte rreth nje dyqani antik ne Sarajeve, dhe emri i ra si zile. Diten tjeter ai shkoi te takonte dentistin 48-vjecar dhe i tregoi foton e postuar qe e kishte blere me heret per 50 dollare ne Long Beach. "Do te thote gje kjo per ty", i thote Dzinovic.

Bicakcic ishte intriguar nga adresa "Asim Bicakcic, (jepja Razijas), Sarajeve, Qyteti i Vjeter". Ajo ishte derguar nga Villany, HUngari dhe mbante nje pulle postare hungareze. Ai nisi te lexonte shkrimin elegant, dhe letra ishte firmosur nga "Edhem", dhe mbante daten 13 qershor 1915. "Po te nis nje foto timen", lexonte teksti. "Une e ktheva foton pas, e pashe pak ate dhe ngriva ne vend", rrefen Bicakcic. Ishte nje foto bardh e zi. Fotoja, e vjeteruar tashme, tregonte nje grup te vogel ushtaresh.

I treti, nga e djathta kishte mustaqe dhe sy mjaft familjare. Kur Bicakcic ishte i vogel, hallat dhe xhaxhallaret e tij donin ta shihnin te ulur nen portretin e gjyshit te tij, i cili vdiq ne 1941, dhe habiteshin nga ngjashmeria e madhe mes tyre. Pasi ishte kthyer nga Lufta e Pare Boterore, gjyshi, Edhem Bicakcic, u kthye te bashkeshortja e tij Razija, dhe u be kryetari i bashkise se Sarajeves. Letra gjeti rrugen per ne shtepi. Bicakcic thote se ka ne plan te zmadhoje foton dhe te vendose nje kopje ne mur. Origjinali do te jete ne vend te sigurte, bashke me thesaret e tjera te familjes, dhe nuk do te zhduket me.

Anisa Braho

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›