Prifti: Shqiperia e interesuar per investimet turke ne miniera
Nxitja e investimeve turke ne Shqiperi, vecanerisht ne sektorin e minierave, do te vazhdoje edhe ne te ardhmen. Kjo u theksua gjate takimit qe ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes (METE) Dritan Prifti, zhvilloi dje me ambasadorin e Turqise ne Shqiperi, Hasan Ashan. Burime nga METE bene te ditur se gjate takimit me Ambasadorin e Turqise ne Shqiperi, Hasan S. Ashan, zoti Prifti theksoi mundesite e bashkepunimit ne te ardhmen, ne vecanti ne sektorin e minierave. Ai vuri ne dukje se pasurite dhe rezervat e kromit, nikelit, bakrit dhe zinkut qe ka vendi yne, jane nje potencial i rendesishem per zhvillimin e biznesit shqiptar ne tregun nderkombetar.
Nga ana e tij, ambasadori turk u shpreh per konsolidimin e nje bashkepunimi reciprok midis paleve dhe ne vecanti ne mbeshtetjen e politikave te nxitjes se investimeve turke ne Shqiperi. Ai permendi me kete rast kompani te suksesshme turke si "Kurum", "Calik Group" etj, te cilat po rrisin imazhin e Shqiperise ne Turqi per biznesin.