E Diel, 1 Nëntor 2026

PS tryezë për mjedisin, Rama: Problemi më i madh nuk është ndërgjegjësimi i qytetarëve, por i shtetit

Edi Rama

Partia Socialiste ka zhvilluar sot një tryezë punë për programin e saj mbi mjedisin. Lideri i opozitës Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se ndaj mjedisit deri tani ka një sjellje barbare. Për ndryshimin e kësaj sjellje, Rama tha se nevojitet sensibilizimi i shtetit.

Si mund të na shkojë mendja tek importi plehrave ndërkohë që Shqipëria është e mbytur nga plehrat, u shpreh ai. Problemi më i madh nuk është ndërgjegjësimi i qytetarëve. Sot kemi një qytetar më të sensibilizuar, i cili e refuzon importin sepse është i sensibilizuar. Problemi është si të ndërgjegjësohet shteti shqiptar. Nuk kam parasysh vetëm qeverinë por të gjithë makinerinë shtetëror për të ndalur rinimin e mëtejshme dhe për të filluar rikuperimin pasi prej vitesh ka politika shfarosëse për mjedisin, u shpreh Rama.

Lideri i opozitës ka nënvizuar se më shumë se sa financa ky proces ka nevojë për vullnet. Po shikojmë vendosjen e moratoriumit për një sërë veprimtarish që kanë arritur një pikë fundore dhe po nuk u penguan rrezikojmë rigjenerimin, tha Rama duke marrë shembull gjuetinë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›