E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza për mjedisin, Rama: Të ndalim rrënimin

Foto ilustruse nga tryezat e PS-se

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama bëri thirrje sot që të ndalet rrënimi i mjedisit në Shqipëri, duke i dhënë fund politikave shfarosëse të mjedisit në këto 20 vitet e fundit.

Në tryezën e për mjedisin, e thirrur nga Partia Socialiste, Rama shpalosi idetë e socialistëve ndaljen e këtij rrënimi dhe fillimin e rikuperimit.

Çështja e mjedisit është një nga ato çështje që rrezikon të jetë pa kthim për kushedi sesa dekada, dhe sesa gjenerata me rradhë. Ose duhet bërë një sforco e madhe kombëtare për ta ndalur, ose pasojat e këtij rrënimi, janë të mëdha në shoqërinë shqiptare të së nesërmes- tha Rama.

Kreu socialist tha se ka një shtim të mbetjeve urbane në të gjithë territorin, shkatërrim të lumenjve kudo, shkatërrim të të gjitha plazheve kryesore të bregdetit dhe zvogëlim dramatik të sipërfaqes pyjore.

Sipas Ramës ekspertët që po merren më hartimin e politikave për mjedisin, janë duke paë edhe mundësinë e vendosjes së një moratoriumi.

Ekspertët po shikojnë edhe nevojën për vendosjen e një moratoriumi, për një serë veprimtarish mjedisore që kanë arritur në pikën fundore, dhe po nuk u frenuan rrezikojnë përgjithmonë rikuperimin.- tha kryesocialisti.

Për ilustrim, Rama solli në vëmendje atë që po ndodh me gjuetinë në Shqipëri, ku licenca të dhëna pa asnjë lloj kriteri, po zhvillohet një gjueti barbare, sipas tij, më e egër sesa egërsirat që synon të godasë. Rama theksoi se edhe vetë shoqatat e gjuetarëve janë duke kërkuar masa shtrënguese.

PS tha Rama, kërkon ta shndërrojë mjedisin në ekonomi mjedisore, që të sjellë një efekt të rëndësishëm në rritjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit, që të krijojë vende pune për familjet, që sot janë të detyruara të shkatërrojnë mjedisin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›