E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i OKB-së, Shqipëria e 89-ta sa i takon lumturisë

Raporti

Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia janë vendet më të lumtura në botë tregon një raport i OKB-së. Në një studim të realizuar nga Universiteti i Kolumbias dhe është publikuar gjatë konferencës treditore të OKB-së për lumturinë.

Në raport thuhet se vendet skandinave qëndrojnë në krye për shkak të emocioneve pozitive, shëndetit, lirisë politike, kujdesit social dhe mungesës së korrupsionit.

Sa i takon Shqipërisë ajo renditet në vendin e 89-të ndërsa Kosova qëndron plotë 20 vende më lart. Në 10 vendet e para bëjnë pjesë Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia. Kurse SHBA renditet 11-ta ndërsa Britania e Madhe e 18-ta.

Ndërsa sa u takon vendeve më pak të lumtura ato janë ato më të farvërat, si Togo, Benin, Republika Qendrore e Afrikës dhe Siera Leone. /F.S/

20 vendet më të lumtura në botë:

1. Danimarkë

2. Finlandë

3. Norvegji

4. Holandë

5. Kanada

6. Zvicër

7. Suedi

8. Zelanda e Re

9. Australi

10. Irlandë

11. SHBA

12. Kosta Rika

13. Austri

14. Izrael

15. Belgjikë

16. Luksemburg

17. Emiratet e Bashkuara Arabe

18. Britania e Madhe

19. Venezuelë

20. Islandë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›